Tërmeti iu prishi shtëpinë, apeli i 34-vjeçares së sëmurë që jeton me nënën e verbër: Dua një shtëpi të futemi brenda

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.12.2019, 23:01

51 jetë të pafajshme mori tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, i konsideruar si tragjedia më e madhe natyrore e dekadave të fundit në Shqipëri.

Ndër të prekurit e lëkundjeve të fuqishme është edhe familja Plaku në Shijak, e cila përbëhet nga 34-vjeçarja Xhuana, e cila ka probleme me shikimin (e verbër në njërin sy) dhe mamaja e saj e verbër, Igballe.

Tërmeti i 21 shtatorit shkaktoi dëmtime në banesën e tyre, ku ekspertët e cilësuajn si të pabanueshme. Xhuana ka humbur babain e saj që në moshën 3-vjeçe, duke e lënë të vetme me mamanë e sëmurë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Top Channel", Xhuana shprehet:

Nuk kishim ku të jetonim, kështu që ndenjëm aty."

Po tërmeti i 26 nëntorit i dha shtëpisë së tyre goditjen finale. Ajo rrëfeu momentin e tmerrit, kur tërmeti për pak sa nuk i zuri brenda.

Ajo tha:

Derisa u ngritëm ne ranë komplet gurë, sepse shtëpia është e pabanueshme ; ranë suvatimet, të gjitha brenda. Dolëm përjashta dhe kaq. Tani na mori çuni i xhaxhait dhe jemi aty, te xhaxhai. Pata frikë se ishte një lëkundje e fortë, mezi hapëm derën, sepse është e vjetër, e dëmtuar. Kanë ardhur ekspertë, e kanë verifkuar, kanë thënë është e pabanueshme, ndërsa shërbim mjekësor jo. Erdhën të komunës na ofruan çadër, por ne nuk jemi për çadër. Unë jam me operim në zemër mami me infarkt."

34-vjeçarja ka vetëm një kërkesë:

Dua një shtëpi të futemi brenda, dua një banesë, kudo që të të jetë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit