Moti i keq ka pushtuar Europën dhe kjo ka bërë që kryendeshja e ditës së sotme në kampionatin francez, mes PSG dhe Monaco të rrezikojë shtyrjen.
Sfida e programuar të zhvillohet ditën e sotme prej orës 21:00, mund të anullohet.
Autoritetet franceze, konkretisht Ministria e Brendshme, ka rekomanduar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i shmangin lëvizjet sa më shumë të jetë e mundur.
Gjatë orëve në vazhdim, përfaqësuesit e dy klubeve do të takohen dhe do të vendosin në lidhje me shtyrjen e ndeshjes për një datë tjetër.
Nuk është në interesin e askujt që një ndeshje të luhet në të tilla kushte atmosferike.