Shqipëria nuk po gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Raportohet se pas tërmetit të fundit me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter një pallat 11-katësh në Durrës ka pësuar dëmtime të mëdha.
Po ashtu me dije bëhet se ky pallat rrezikon të shembet. Sipas informacioneve paraprake ky pallat ka 185 hyrje dhe aty jetonin 150 banorë.
Mësohet edhe se nga tërmeti i fundit janë shkëputur pjesa më e madhe e mureve anësore, janë shembur shkallët, ndërsa pallati është anuar.
Banorët janë në ankth dhe thonë se nuk dinë se ku do ta kalojnë natën.