Në stadiumet shqiptare ka nisur një slogan i ri nga tifozët dhe tashmë duket se po përhapet me shpejtësi të madhe.
Gjithçka filloi me inagurimin e stadiumit të ri kombëtar, në ndeshjen ndaj Francës, ku i gjithë stadiumi i tejmbushur me 21700 tifozë nisi të brohëriste në kor thirrjet "Rama ik".
Madje e gjitha në sytë e kryeministrit, Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në stadium.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës, ku vendasit luanin përballë Tiranës.
Në minutën e 53-të të ndeshjes, dëgjohen tifozët të cilët bërtasin në kor "Rama ik". Ja pamjet: