Shqipëria do të festojë në 28 Nëntor 107 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Kjo datë ndoshta është dita që shqiptarët ndihen më së shumti patriotë, por vetëm për të postuar në rrjete sociale, pasi numri i biletave të prera për të shkuar jashtë Shqipërisë në këtë datë është tepër i madh.
Mirëpo, jo të gjithë e shprehin patriotizmin në rrjete sociale dhe duke u larguar, pasi disa shqiptarë të Kosovës kanë bërë me të vërtetë një gjest patriotikë.
Një grup qytetarësh nga Podujeva kanë vendosur flamuj kombëtarë shqiptarë në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Sipas disa fotove të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA shihet se rruga është e mbushur me flamuj kuqezi, duke të dhënë pamjen e një atmosphere festimesh kombëtare.