Një 70-vjeçar është dhunuar në mënyrë barbare nga roja i pyllit në Shijak, ku ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.
Raportohet se i dhunuari është Baki Voci, i cili jeton bashkë me gruan e tij në një fshat të Shijakut.
Ai kishte shkuar në pyll për të vjelë prodhimet në tokën e tij dhe më pas ka marrë disa dru për t'i dërguar në shtëpi.
Menjëherë, roja e ka parë dhe e ka hedhur atë nga gomari, duke i shkaktuar thyerje të këmbës.
Gruaja e tij rrëfeu ngjarjen, ku tha se 70-vjeçari u gjet pa ndjenja.
Zonja Voci tha se:
Roja i pyllit, Dalip Daza është shoqëruar në komisariat për pyetje pasi policia ka shkuar për të kontrolluar në banesën e të moshuarve për dru dhe nuk ka pasur as gjysmë metër.
Ndërkohë, 70-vjeçari është ndjerë keq mëngjesin e sotëm, pasi i ka shpërthyer hemorragjia.