Prokuroria ka dhënë informacion se në dosjen për anëtarët e grupit kriminal Bajri është e përfshirë edhe një vajzë tjetër.
Kujtojmë këtu se grupi ‘Bajri’ është ndihmuar edhe nga infermieria e Spitalit të Shkodrës Jorida Murati. Kurse për vajzën tjetër bëhet e ditur vetëm se inicialet e saj janë F.GJ., por ende nuk është dhënë ndonjë masë sigurie për të.
Në dosje Prokurorisë bëhet me dije se ajo punon në Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Nga përgjimet telefonike është zbuluar se se kjo vajzë ndërhynte duke bërë punësime fiktive në disa institucione të ndryshme me porosi të ‘Bajrave’.
Pjesë nga përgjimet:
661: Dragaasa. Neser nade tmarr e diftoj orën kur mu nis aj per kryt nipave nesër niset me ardh se i ka dal nji punët
725: Ate ditë ishit te sigurte x te enjten … po tani u zgjat … te betohem nesër do ma japësh nr dhe do flas vete me ate…
661: Si ke nje xike? un tan natën skam fjet, jam keq shum se nji doktoresh qe kam hi me i kry nje pune e si ka rregullu kush gja se dojn lek ma shum a pendu e dan me ja kthy lekt mbrapsht e kërkon 1 milionshi, se sjena tu prit ma me u rregullu puna, tesh sot mthot mi jep, un skam ku i marr nbot se ata personat qja kam pas dhan kan ra mrend nhekura lene se a tu me ik truni, mama kërkon rrogën, mu mduhen edhe 25 mi lek borgj deri te enjten se kam me ja qu asaj tbiletes ka pak ka se aj si ka pru sdi nbot qa me ba e qa tbaj.’’