Në kaosin mediatik ku lundrojmë, na ndodh rëndom të shkojmë përdhosjen e materialeve ekskluzive edhe në ato media që e mbajnë veten për prestigjioze.
Motivet e shkeljes së copyright edhe nga ato media me emër, nuk arrihen të shpjegohen, por fakti i vetëm që i jep shpjegim këtij fenomeni është dëshira për t’i paraqitur publikut materiale sikur janë të siguruara nga ata vetë dhe kjo çon në gjënë më të shëmtuar: Tentativën e fshirjes së logos së burimit origjinal!
Rasti më i përfolur i ditës së djeshme është dhuna e ushtruar barbarisht ndaj një të riu në qytetin e Beratit, e faktuar me një video të siguruar ekskluzivisht nga JOQ Albania.
Teksa shumë media kolege respektuan të drejtën e autorit dhe pronës intelektuale të redaksisë duke i dhënë kreditet logos që përfaqëson median tonë, duket se jo të gjithë punojnë me të njëjtat standarde dhe respekt për punën!
Në edicionin kryesor të lajmeve të transmetuar në orën 15:30, Tv Klan një prej televizioneve që pozicionohet ‘me hënë’ pranë kujtdo qeverie që vjen në pushtet, duket se nuk e njeh etikën e punës dhe në një tentative të shëmtuar paraqet videon e redaksisë tonë si pronë të tyren duke fshirë dy logot kryesore.
Për nga vetë masat ndëshkimore që kanë marrë rrjetet sociale për këto shkelje të pronës intelektuale, Tv Klan me sa duket nuk është në dijeni dhe kronika vazhdon të jetë e postuar në kanalin e YouTube.
Materiali është përdhosur në një mënyrë që përbën shkelje ligjore e më pas morale, norma këto që Tv Klan nuk i njeh.
Videoja origjinale, pronë intelektuale e JOQ Albania