Pamje të rënda kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku disa të rinj dhunojnë barbarisht një 30-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Beratit.
Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar, tre djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshire.
Ndonëse i riu rrëzohet në tokë pranë një makine, një prej djemve vijon ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa mbetet e lë pa ndjenja.
Pamjet janë vërtetë të rënda, ndërsa qytetari tregon se tre djemtë e përfshirë në sherr sot janë në gjendje të lirë.
Siç shihet dhe në video, një person ndërhyn për t'i ndarë, por shtyhet nga një prej tre të rinjve dhunues dhe tërhiqet.
Pasi tre djemtë largohen, vijnë edhe dy persona të tjerë për t'i dhënë ndihmën e parë të riut.
Ajo që të bën përshtypje është se asnjë prej kalimtarëve të shumtë që kaluan në rrugë nuk ndërhyri për t'i ndarë, përveç një të riu, i cili pasi u kërcënua dhe shty u detyrua të tërhiqet.
Sipas denoncuesit, mendohet se i riu që ra pre e dhunës barbare është kamarier, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Mesazhi i plotë:
Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia e Beratit ka vënë në pranga tre të rinjtë. Sipas policisë, i plagosuri është identifikuar si 30-vjeçari me iniciale N.Ç., banues në fshatin Duhanas, i cili është shtruar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Tre dhunuesit i përkasin grupmoshës 17-23-vjeç.
Në njoftimin e Policisë së Beratit thuhet:
Ndërkohë mbetet e paqartë nëse tre të rinjtë janë lënë të lirë nga policia, pasi sipas denoncuesit djemtë dhunues janë në gjendje të lirë pas sherrit.