Dënohet me 9 vite burg ‘Lady Xhihad’, gruaja e xhihadistit shqiptar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.11.2019, 17:57

Gjykata e Lartë në Itali ka dhënë vendimin përfundimtar për bashkëshorten e shqiptarit xhihadist, Aldo Kobuzi, duke e dënuar me 9 vite burg.

Maria Stella Sergio njihet ndryshe si “Lady Xhihad” dhe është konsideruar si e para femër italiane luftëtare e ISIS.

Ajo, e konvertuar në radikalizmin islamik me emrin Fatima, u nis nga Italia drejt Sirisë për t’iu bashkuar luftës se ISIS, së bashku me bashkëshortin e saj shqiptar Aldo Kobuzi, në vjeshtë të vitit 2014.

Sot 5 vite me vonë janë humbur gjurmët e saj e të bashkëshortit shqiptar, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg.

Një operacion i antiterrorizmit italian i ekzekutuar më 1 korrik të 2015, i koduar “Martesa”, çoi në shkatërrimin e një celule xhihadiste Italo-shqiptare. Nën pranga u vunë dhe familja e xhihadistes italiane, prindërit dhe e motra, të konvertuar në fenë islame, që po përgatitesh të niseshin drejt Sirisë.

Operacioni “Martesa” çoi në arrestimin e anëtarëve të dy familjeve italiane e shqiptare të konvertuara në Islam e në lidhje krushqie me njëra-tjetrën.

Akuza ndaj tyre ishte pjesëmarrje në aktivitet me qëllim terrorizmi ndërkombëtar.

Prokurorët e çështjes, Maurizio Romanelli e Paola Pirotta. kërkuan 9 vjet burg për shqiptarin, Aldo Kobuzi e 9 vjet burg për bashkëshorten e tij italiane, Maria Giulia Sergio.

Për nënën e Aldo Kobuzit, Donika e motrën e tij Seriola Kobuzi, të cilat ndodhen gjithashtu në Siri, prokurorët e çështjes kanë kërkuar 8 vjet burg.

Seriola Kobuzi është bashkëshortja e Mariglen Dervishllarit, nga Pogradeci, xhihadist i vrarë muaj më parë në Siri.

Ndërsa për babanë e xhihadistes italiane, Maria Giulia Sergio u kërkuan 3 vjet e 4 muaj burg.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit