Është dënuar me 10 vite burg Shkëlzen Hasanpapaj. Ai dyshohet si personi që qëlloi me breshëri plumbash ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, në atentatin e ndodhur në Elbasan.
Pas ngjarjes që tronditi Elbasanin në vitin 2016, Hasanpapaj u largua në Holandë. Më pas ai u arrestua dhe u ekstradua në Shqipëri.
Prokuroria kërkoi 22 vite burg për Hasanpapajn, i cili akzuohet për për tentativën e vrasjes ndaj Bledar Muçës dhe Florec Çapja dhe plagosjen e një punonjëse të policisë së Elbasanit.
Vepra penale për të cilën akuzohet Hasanpapaj është ajo e “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave” e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.