Ditën e djeshme në mediat kosovare qarkulloi lajmi se kryeministri, Edi Rama kishte publikuar një hartë, ku shikohej se Kosova ishte pjesë e Serbisë.
Reagimi për këtë nga mediat në Kosovë ka qenë i ashpër. Për ta nuk kapërdihet kollaj fakti se Edi Rama ende nuk ka reaguar për këtë gjë.
Sipas gazetës ‘Express’ ata kanë tentuar që të kontaktojë kabinetin e kryeministrit shqiptar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Mund të thuhet se kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama shkakton zemërim të madh në Kosovë, pas samitit të Ohërit.
Kujtojmë këtu se në këtë samit Rama tha se Kosova u vetëpërjashtua.