Pas takimit me partitë e opozitës së bashkuar, Presidenti Meta do të presë në zyrën e tij ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në kuadër të zgjidhjes së krizës politike që ka kapluar vendin, Meta u takua edhe me kreun e opozitës Lulzim Bashën edhe liderët e tjerë për të diskutuar mbi situatën politike në vend.
Ditën e sotme rreth orës 12:00 ai do të presë në zyrën e tij Berishën.
Po ashtu do të presë edhe ish-presidentët e vendit në vite Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani.