U rikthye pas 56 vitesh në qeli, rrëfimi prekës i kardinal Troshanit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2019, 19:36

Pas 56 vitesh, kardinali katolik, Ernest Troshani, është rikthyer në qelinë në të cilën vuajti torturat nga regjimi komunist në ish-burgun e Shkodrës, që sot është kthyer në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës.

Troshani shoqërohej nga zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët kishin zgjedhur Shkodrën për të vizituar objektet e kultit. Ai kaloi plot 25 vite në burgjet e diktaturës komuniste, ndërsa sot iu rikthye kujtimeve të errëta, të periudhës më të vështirë që ka përjetuar në jetën e tij.

Pavarësisht torturave, ai nuk u përkul asnjëherë dhe e vetmja gjë e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës është lutja.

91-vjeçari u dënua në vitin 1963 me 25 vite burg nga sistemi komunist, pasi mbajti një meshë dedikuar vdekjes së ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy.

Ai rrëfen:

Jam lutur, vetëm lutje. Vetëm jam lutur pa pushim. Kështu na ka porositur Krishti."

Më tej ai tregoi edhe momentin e arrestimit.

Ai shtoi:

Më erdhën në Barbullush, më vunë prangat, me dekretin për të më varur në litar, për arsye se mbajta meshë për vdekjen e presidentit amerikan Kennedy."

Pavarësisht se u dënua nga regjimi komunist, kardinali Troshani tregoi se është lutur edhe për diktatorin Hoxha, që Zoti t'i ndriçojë mendjen,

91-vjeçari shprehet:

Jam lutur edhe për Enverin. T'ja ndriçojë Zoti mendjen, për të ushqyer popullin që po vuante shumë, ashtu siç e dinë të gjithë, për të mirën dhe begatinë e popullit e gjithë popullit shqiptar."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit