Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytezën e Patosit.
Sipas informacionit praraprak një person ka humbur jetën. Bëhet e ditur se rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T.është përmbysur.
Si pasojë ka ndërruar jetë 39- vjeçari që drejtonte zetorin. Po ashtu mësohet edhe se ai jetonte në Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.