Klodiana Lala ka treguar me një postim në rrjetet sociale ka treguar se si një gjyqtar i shkallës së parë ka rënë pre e një ngjarje kriminale.
Gazetarja e kronikës shkruan në këtë postim se si makina e gjyqtarit është vjedhur nga disa persona që ende nuk janë identifikuar.
Sipas Lalës këta persona e kanë marrë makinën, më pas kanë kryer një ngjarje kriminale dhe kanë kthyer sërish makinën. Më tej ajo thotë se gjyqtari nuk ka kuptuar agjsë.
Po ashtu ajo tregon se e gjitha kjo ka ndodhur brenda natës dhe edhe përse ngjarja është shumë e vertetë asaj i duket si skenar filmi.
Postimi i plotë: