Përdorja e fotos së një personazhi të njohur për të falsifikuar një pasaportë, mund të mos jetë fare një ide e mirë. Të paktën ky është mesazhi që duhet të merrni dhe të kuptoni nga njarja që do t'ju tregojmë më poshtë.
Një vajzë kolumbiane ka përdorur një pasaportë të falsifikuar, teksa ka hyrë në një bankë në Këln. Bankieri, i cili i ka shërbyer 29 vjeçares, e ka kuptuar menjëherë se bëhej fjalë për një dokument identifikimi fallco.
Kështu, vajza kishte përdorur një pasaportë me të dhënat e një personi amerikan. E personi që kishte në foto nuk ishte as më pak e as më shumë sesa Kim Kardashian, diva botërore e Instagramit.
29 vjeçarja pas u arrestua nga policia. Gjithashtu agjentët sekuestruan dhe dy kartat e saj pasi rezultuan të rreme.
***
Burim: TGCom|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania