Pak orë më parë, bëri mjaft bujë një lajm i publikuar në media, ku përflitej se në videon e paralajmëruar nga Meta, një ambasador i huaj i akredituar në Tiranë dhe një zyrtare e lartë e PS-së janë përfshirë në një skandal seksual.
Lidhur me këtë çështje të bujshme është diskutuar edhe në "Opinion", ku nuk munguan përpasjet mes drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu dhe deputetit të PS-së, Alket Hyseni.
Deputeti socialist u ankua pse Fevziu e la të fundit në rradhë, për të dhënë opinionin e tij në lidhje me videon e "nxehtë", që pritet të publikohet ditët në vijim.
Fevziu ironizoi Hysenin duke i thënë se socialistët nuk i kanë qejf shumë të tilla video.
Replikat:
Hyseni: Shyqyr më erdhi radha e nuk na ke qejf ne të mazhorancës.
Fevziu: Ku e di ti dashurinë time për mazhorancën? Unë ta them dhe publike, por ku e di ti? Unë të lashë në fund, sepse e di që ju të PS-së s’i keni shumë qejf këto videot.