Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, se ka shkatërruar një sërë dosjesh të rëndësishme.
E ftuar në emisionin "Opinion", Lala theksoi se në krye të Prokurorisë, Marku nuk ka bërë asgjë sa i takon detyrave të saj.
Ndonëse Marku u justifikua në KLP për mospërmbushjen e pritshmërive duke thënë se i ka patur të kufizuara kompetencat, Lala deklaron se në të vërtetë ajo ka vepruar si Prokuror i Përkohshëm me kompetenca të plota.
Lala tha:
Në karrierën e saj ka hetuar vetëm disa dosje gjakmarrje, ka patur shumë pak çështje në duar për të hetuar. E ka përfaqesuar akuzën në shumë pak raste. Dy raste gjakmarrje dhe dy të tjera trafiqe. Pastaj ka qendruar në poste drejtuese. E pranoi dhe vetë. Në krye të Prokurorisë nuk ka bërë asgjë. Ka shërbyer vetëm për të shkatërruar një sërë dosjesh të rëndësishme. Arta Marku deklaroi në KLP që unë nuk i kam përmbushur pritshmëritë sepse i kam patur të kufizuara kompetencat, por në fakt ka vepruar si prokurore e përkohshëm me kompetenca të plota. Pra me dy standarte.”