Teksa jemi në prag të protestës së paralajmëruar nga studentët për t'u zhvilluar më 4 dhjetor, një skandal ka ndodhur në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Bëhet fjalë për listën e fituesve të ciklit të dytë master, ku në master shkencor më së shumti rezultojnë fitues studentët me mesatare 6-7, sesa studentët me mesatare 9-10, të cilët kanë përfituar master profesional, ose nuk janë shpallur fare fitues.
Njoftimi është dhënë tre ditë më parë, ndërkohë Fakulteti i Drejtësisë njoftoi se afati përfundimtar i ankimimit të studentëve për këtë përzgjedhje ishte ora 16:00 e ditës së sotme.
Lista përfundimtare e studentëve të shpallur fitues në ciklin e dytë master, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek studentët nga rrethet e ndryshme, të cilët zhvilluan edhe një takim me zv/dekanin e fakultetit, I.Rusi.
Sipas z.v.s dekanit të fakultetit z. I.Rusi kjo ka ndodhur sepse studentët e fakultetit të Drejtësisë Tiranë kanë përparësi kundrejt studentëve nga rrethet edhe pse niveli ndërmjet tyre rezulton me një mesatare 6 për ata të Tiranës dhe 9-10 ata të rretheve.
Gjithashtu ai është shprehur se studentët kanë gabuar në plotësimin e formularit sepse nuk e kanë zgjedhur të parën preferencën e tyre dhe mekanizmi është i tillë që nuk meret parasysh mesatarja por renditja e preferencës. Për master shkencor janë tre degë në mos e para të dalë preferenca e dytë, të paktën për ata me mesatare 9-10.
Ndërkohë që komisioni i cili merej me shqytrimin e dokumentacioneve dhe përzgjedhjen e fituesve, kanë zgjedhur fitues studentët me mesatare 9-10 në preferencën e tyre të 4,5,6 ose 7 pra i kanë ofruar vetëm master profesional dhe 3 preferencat e para nuk ua ka marrë parasysh sepse ato i kanë perdorur për studentët e Tiranës edhe pse me mesatare 7apo 6, shkruan "informim.al". Gjithashtu hapësirën prej 10 kuotash për studentët nga rrethet në master shkencor publik e kanë fituar studentët me mesatare 7 apo dhe 6.6.
Pas takimit të zhvilluar me zëvëndës dekanin e fakultetit studentët ndërmorën një komunikim me zëvëndës ministren e arsimit znj.L. Haxhiu e cila iu shpreh se nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e fakultetit .
Në këtë situatë studentët e shqëtësuar kanë mbetur pa një zgjjidhje
Ata janë shprehur se investimi i tyre për të arritur rezultate të larta është hedhur poshtë dhe nuk është vlerësuar nga institucionet arsimore.