Presidenti i vendit, Ilir Meta do të vijojë me hapin e radhës ditën e nesërme ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranit.
Ai do ta depozitojë personalisht kallëzimin penal për të, pasi dosja me akuzat ndaj Dvoranit është gati.
Raportohet se në të janë përfshirë edhe emra të tjerë zyrtarësh të lartë sa i takon aferës për Gjykatën Kushtetuese.
Pjesë e dosjes është edhe një video, por Meta nuk ka zbuluar më shumë.
Sipas tij, nga kjo video do të tregohet fytyra e vërtetë e Ardian Dvoranit para gjithë shqiptarëve.