Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Firenze të Italisë, ku një shqiptar është therur me thikë duke vdekur kështu në mënyrë tragjike.
Raportohet se ngjarja ndodhi pranë një pub-i, ku 33-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet e thikës.
Bëhet me dije se viktima punonte si kamarier.
Ai u dërgua me urgjencë së spitalin e Careggit, mirëpo nuk ia doli dot.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në orët e para të mëngjesit, ndërsa raportohet se shqiptari nga Kosova është qëlluar disa herë me thikë.
Deri tani, i ndaluar për këtë ngjarje është një shtetas tunizian, 39-vjeç, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura arsyet e ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.