Presidenti i Republikës, Ilir Meta përzuri nga Presidenca ditën e sotme ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.
Ai theksoi se gishti i mesit drejtuar protestuesve të 'Astirit' ishte i patolerueshëm nga ana e ambasadorit.
Mirëpo, së fundmi Borchardt dhe delegacioni i OSBE-së ndodhen në selinë blu, në një takim të zhvilluar nga kryetari Basha.
Ndërkohë, ky i fundit po mban një takim me krerët e partive aleate të PD-së lidhur me qëndrimet që do të mbajnë ditën e nesërme me presidentin Ilir Meta.
Thuhet se në takim synohet të arrihet një gjuhë e përbashkët lidhur me propozimet që do të bëjë opozita në tryezën e Reformës Zgjedhore.