Aktorja Rudina Dembacaj është përfolur shumë në media kohët e fundit. Jo shumë ditë më parë ajo tregoi se kishte nisur procedurat për t’u divorcuar nga Aleksandër Varfaj, me të cilin ka edhe një vajzë.
Dembacaj përflitet se është në lidhje me ish-deputetin Mark Frroku. Aktorja tani ka nisur edhe një eksperiencë të re si bizneswomen, ku disa ditë më parë inaguroi lokalin e saj.
Gjatë inagurimit ajo falenderoi publikisht ish-deputetin Frroku, për të cilin tha se kishte pasur besim tek ajo.
Kurse për ish-bashkëshortin e aktores jeta vazhdon normalisht. Në rrjetet sociale, ai ka treguar se fundjavën e ka kaluar me vajzën e tij. Ai ka treguar se ka drekuar me vajzën e tij Viktoria .