Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchadt është shpallur person “non grata” nga Presidenti Ilir Meta.
Meta ka bërë me dije se Borchadt nuk më i mirëpritur në Presidencë, ndërsa jep edhe dy arsye.
Arsyjet që ka dhënë Meta për këtë vendim të tij, janë sepse Borchardt vuri në diskutim, Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019 dhe e dyta u tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptarë.
Dokumenti me vendimin e Ilir Metës është publikuar nga “Vizion Plus”. Kujtojmë këtu se edhe disa kohë më parë Lulzim Basha, publikisht refuzoi që ti jepte dorën ambasadorit Borchardt.