Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Arjan Balliu.
Balliu ushtronte detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në Durrës. E ditur nga KPK është bërë se gjyqtari kishte probleme me pasurinë. Arjan Balliu ishte munduar ta fshinte pasurinë e tij. Mësohet se për disa pasuri të tij ishin konstatuar fshehje dhe mosdeklarime.
Kurse në disa raste janë gjetur edhe deklarimi i rremë në deklaratat vjetore ose atë për llogari të vetingut. Balliu e kan nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2000.
Më pas ai ka ushtruar detyrën si drejtor i Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave. Në vitin 2004 nisi të punonte si avokat dhe në vitin 2009 u emërua inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Derisa në vitin 2013 u rikthye në sistemin gjyqësor si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Durrësit.