Sipas atyre që u raportuan, modelja Kejvina Kthella u paraqit sërish ditën e djeshme në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda. Kujtojmë se modelja më herët ka shkuar për të dhënë shpjegime në llogari të hetimit për atentatin që u bë ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet.
Por dje Kejvina dorëzoi një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Ajo kërkoi t’i kthehej celulari i saj, i cili u sekuestrua nga prokurorët e Krimeve. Po ashtu edhe e automjetit dhe llogarive bankare.
Modelja raportohet se bashkëjetonte me Rrajën në një apartament në Selitë.