Është duke u luajtur ndeshja Shqipëri-Francë e vlefshme për Eliminatoret e Europianit 2020. Sfida luhet vetëm për statistikë, pasi Franca është e kualifikuar ndërsa Shqipëria nuk ka asnjë shans.
Megjithëse rezultati ishte i pritshëm, mbrëmjen e sotme në stadiumin e ri “Air Albania Stadium”, kanë qenë tifozët ato që kanë surprizuar.
Në fillim të sfidës ata i kanë prishur "festën" kryeministrit Rama, duke brokoritur të gjithë në kor "Rama Ik", ndërsa nuk kanë harruar edhe banderolat patriotike.
Në shkallët e stadiumit “Air Albania” është shpalosur një banderolë që u drejtohet politikanëve shqiptarë e kryesisht kreut të qeverisë Edi Rama, që ti mbajë duart larg nga Kosova.
“Larg duart nga Kosova” shkruhet në banderolën e shpalosur, një mesazh ky i qartë për të gjithë ato poltikanë që duan ta përçajnë dhe të ndryshojnë kufijtë e saj.