Kush është Amarilda Leka, juristja që mashtronte se kishte lidhje me Gjyqtarë të Lartë dhe ‘’të zgjidhte punë”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.11.2019, 15:03

Amarilda Leka, juristja 36-vjeçare e lindur në Përmet është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës.

Leka është arrestuar pas një akuze të ngritur ndaj saj nga një qytetar të cilit i ka marrë rreth 24 mijë euro, duke i premtuar se do i nxirrte familjarin e tij nga burgu.

Po kush është Amarilda Leka dhe si e ushtronte profesionin?

Juristja Leka mashtronte qytetarët duke ju thënë se ishte nusja e djalit të ish-­ministrit Luan Hajdaraga, gjithashtu shtonte se kishte lidhje me Gjyqtarë të Krimeve të Rënda, duke i bindur se ishte një juriste e zonja.

Amarilda Leka ra në duart e policisë disa vite më parë pasi ka mashtruar familjarët e një të paraburgosuri se punonte si juriste pranë Gjykatës së Lartë të Tiranës dhe me njohjet e saj do të ndërhynte tek gjyqtari i çështjes me qëllim për të ndikuar në uljen e dënimit. Në këtë mënyrë Amarilda Leka ju ka marrë 24,500 euro familjarëve të të paraburgosurit.

Sipas Prokurorisë, në atë kohë Leka prezantohej si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes. Madje ajo ka qenë ish-sekretare në shtabin elektoral të ministres Milena Harito.

Familjarët e të paraburgosurit, pasi konstatuan se ishin mashtruar kanë kontaktuar me juristen Leka, duke i kërkuar që t'i kthente shumën e sipërpërmendur mbrapsht. Kjo e ka shtyrë atë të bëjë një kallëzim në polici, sikur është kërcënuar nga familjarët e të paraburgosurit.

Leka në kallëzimin e bërë ka deklaruar se shtetasi Zef Gjoka është vëllai i një personi të arrestuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe prindërve të saj.

Por, nga përgjimet e bëra nga Prokuroria shtetasja Amarilda ka gënjyer lidhur me rrethanat e kallëzuara prej saj.

Këto para sipas prokurorisë, ajo i shpenzonte për jetë luksi pasi asgjë nuk ndryshonte nga vendimi i gjyqtarëve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit