Shkatërrimi i Venecias, Italia do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.11.2019, 12:55

Italia do deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme në Venecia, pasi qyteti italian u përfshi nga nivele të larta të ujit prej 1.87 metrash. Uji përmbyti bazilikën historike të qytetit dhe ndërpreu energjinë elektrike në banesa.

Më shumë se 80% e qytetit, një vend i trashëgimisë botërore në Unesco, ndodhet nën ujë pas baticave. Kryeministri Giuseppe Conte i përshkroi përmbytjen si një goditje në zemrën e vendit.

Ai tha se qeveria do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.

Conte u shpreh:

Më dhemb fakti që shoh qytetin kaq të dëmtuar, trashëgimin artistike të komprometuar dhe aktivitetet e tij tregtare në gjunjë”.

Ai tha se qeveria do të përshpejtojë ndërtimin e strukturave mbrojtëse për qytetin, duke iu referuar posaçërisht të ashtuquajturit projekti Mose, një sistem pengesash hidraulike që mbyllin lagunën në rast të rritjes së niveleve të detit dhe stuhive të dimrit.

Kryeministri pritet të njoftojë masat e urgjencës më vonë. Kjo vjen pasi paralajmërohet se batica do vazhdojë të mbetet e lartë në ditët në vijim, megjithëse niveli nuk pritet të tejkalojë lartësinë 130 cm.

Kryetari i Komunës së Venecias, Luigi Brugnaro, fajësoi ndryshimin e klimës për nivelin më të lartë të ujit në qytet në më shumë se 50 vjet. Ai shtoi se ndikimi i përmbytjeve në qytet është i madhe dhe se do linte një shenjë të përhershme.

Sheshi i Shën Markut, një nga pjesët më të ulëta të qytetit, është një nga zonat më të goditura.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit