Kush është i arrestuari në Elbasan, krahu i djathtë i kokës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.11.2019, 07:27

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e djeshme Xhiliano Xhoxhin, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi e kishte dënuar me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve të forta narkotike. Grupi ku bënte pjesë Xhoxhi ra në pranga më 23 maj 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar ”Poter-al”.

Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në shtetet si Francë dhe Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal “Poter-Al”.

Anëtarët e kësaj bande ishin:

Ilir Koçiaj, nga Elbasani

Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi

Zamir Vadardha, nga Shijaku

Bledi Balliu, nga Fieri

Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri

Leonard Çobaj, nga Vlora

Ervin Tavanxhi, nga Elbasani

Xhiliano Xhoxhi

Malvin Toto

Bisera Pudiç, shtetase kroate

Gëzim Mekaj

Robert Peç

Organizata kriminale në fjalë drejtohej nga Ilir Koçiaj, ndërsa krahu i tij i djathtë ishte Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën 6 shtete të ndryshme të botës. Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj.

Aktiviteti i organizatës kryesisht zhvillohej në Itali. Kokaina merrej në Holandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi edhe në Greqi. Prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73 mijë euro, 29 mijë dollarë amerikanë si dhe 1 milion lekë të reja. Janë sekuestruar edhe 4 automjete luksoze tip “Mercedes Benz” prodhime të viteve të fundit.

Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit