Pamjet e saj që ndodhi ditën e djeshme në Astir ngjasonin sikur po zhvillohej një luftë. Sot kanë mbetur gërmadha dhe familje që nuk kanë ku të fusin kokën.
Njëri prej fëmijëve që kanë mbetur pa shtëpi në gjendje të rënduar psikologjike ka treguar se as librat e shkollës nuk i ka marrë. Vogëlushi tregoi me gishta nga rrënojat dhe tha: ‘‘Disa prej librave janë aty.‘‘
Banorët u dhunuan madje edhe një të moshuari i thyen dhëmbët dhe i thanë se as nuk besonin në Zot. Përplasjet midis banorëve dhe policisë për situata të tilla kanë qenë të hershme. Një situatë e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2010 në Hamallaj.
Kanë kaluar 10 vite dhe policia është bërë më e dhunshme. Dje u përdor gazlotsjellës. Madje dhe fëmijët i zgjoi ky i fundit nga gjumi. Në vitit 2010 banorët dolën me kazma dhe lopata në duar për të mbrojtur atë që kishin ndërtuar me gjak.
Përplasja në Hamallaj zgjati rreth 15 minuta. Më pas policia u tërhoq. Aksioni u ndal, por dje u ushtrua terror si të ishte në luftë. Më poshtë po ju sjellim edhe pamjet nga ajo që ka ndodhur në Hamallaj.
Gazi i turullosi banorët dhe më pas u ushtrua terror. Banorët u tërhoqën zvarrë. Sipas banorëve e gjitha ndodhi shumë shpejt dhe nuk patën mundësi as të merrnin objektet e tyre.
Kreu i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj e përkrau dhunën. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se ata po sabotonin Tiranën. Akoma më delirant ishte reagimi i nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbajn Maznikut ai tha se banorët e Astirit ishin yshtur politikisht. Ajo që ndodhi dje në Astir bëri jehonë edhe në mediat ndërkombetare dhe për to është e rëndë se si u soll policia dje.