Te Juventusi nuk janë të qetë dhe shkaktar është Cristiano Ronaldo. Portugezi vazhdon të krijojë polemika me reagimet e tij pas zëvendësimit.
Në ndeshjen ndaj Milanit ka ardhur edhe shpërthimi, duke u larguar pa u mbyllur ndeshja.
Një sjellje e tepruar e Ronaldos, ndërsa "Tuttosport", shkuan se 34-vjeçari e ka tepruar edhe me fjalët e përdorura.
Mësohet shprehja që ka përdorur Ronaldo gjatë momentit të zëvendësimit ndaj trajnerit Sarri ka qenë: "Porra caralho!".
Një fjalë vulgare e përdorur në Portugali dhe që ka kuptim edhe në vende të tjera. Si duket, Ronaldo nuk është aspak i qetë dhe kjo duket sheshit.