Pitoni më i madh në botë, me gjatësi prej 5.4 metrash jeton në një shtëpi me vetëm tre dhoma, në Angli. Pronari i pitonit Marcus Hobs, 31 vjeç e bleu pitonin kur ishte vetëm disa centimetër i gjatë. Ai nuk e priste që gjarpri do të arrinte këto përmasa të frikshme.
![]()
Pitoni ushqehet me minj, lepuj si dhe me lloje të ndryshme mishrash. Ai i përket një prej specieve më të rralla dhe më të rrezikshme në botë. Pasi e kanë matur dhe peshuar gjallesën, specialistët kanë arritur në përfundim se ky piton është më i madhi i llojit të tij.
![]()
I zoti i pitonit shprehet se nuk ndjehet i frikësuar pasi ndjen një lidhje të veçantë me gjarprin gjigand. Gjithsesi ai nuk i lejon kurrë fëmijët e tij, 1 dhe 4 vjeç t'i afrohen.
![]()
Burimi : Ladbible | Përktheu dhe përshtati : JOQ ALBANIA