Stadiumi i ri kombëtar Air Albania dhe stadiumi i Tolukës në Meksikë kanë një ngjashmëri të frikshme, aq sa mund të konsiderohen si identikë. Ky fakt ka rënë në sy edhe të mediave meksikane, të cilat kanë vënë në dukje se si një vend europian ka kopjuar stadiumet e tyre.
Stadiumi "Nemesio Diez" është rinovuar në 2017, në nder të 100 vjetorit të klubit të futbollit të Tolukës. Ky stadium ka kapacitet për të pritur 30 mijë tifozë dhe ka disa tribuna VIP.
Stadiumi "Air Albania", që pritet të inagurohet së shpejti në Tiranë mund të presë 22.500 tifozë. Aty do të luhen të gjitha ndeshjet e kombëtares shqiptare, për kualifikueset e Europianit.
Projektet e qeverisë vitet e fundit, kanë rezultuar shpesh herë punime joorigjinale por të kopjuara nga vendet e tjera. I tillë ishte projekti për aeroportin e ri të Kukësit, i cili ishte identik me një aeroport në Gjeorgji (lexo këtu). Ky projekt nuk është vënë ende në zbatim, pavarësisht premtimeve të Ramës se brenda vitit do nisnin punimet për këtë aeroport. Edhe projekti i Teatrit Kombëtar i Bjarke Ingels, rezultoi që ishte plagjiaturë e projektit të studios ukrainase “Forma” për Operan e Busanit në Korenë e Jugut, projekt që kishte fituar çmimin e tretë në konkurs duke u skualifikuar, raporton Hashtag.
Burimi: AS Mexico | Përktheu dhe përshtati: JOQ