Padyshim që Leo Messi është një ekspert i goditjeve të dënimit.
Ylli argjentinas, e dëshmoi këtë edhe në fitoren e djeshme kundër Celta Vigo në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 13 të La Ligës.
Prtagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje ishte pikërisht Messi, i cili shënoi 3 gola, 1 nga penalltia, dy prej goditjeve të dënimit.
Pas ndeshjes është mësuar edhe një statistikë e frikshme për argjentinasin.
Në 8 vitet e fundit, ai ka shënuar 29 gola në kampionat me goditje dënimi. Një shifër vërtet e frikshme nga 5 herë fituesi i "Topit të Artë".