Padyshim që të gjithë tifozët e kombëtares e mbajnë mend Alban Mehën dhe golat e tij fantastikë nga goditjet e dënimit.
Edhe pse i ka 34-vjet mbi supe, ai vazhdon ende të dhurojë spektakël në futbollin e luajtur.
Në aventurën e tij të re me Hessen Kassel, ekip që garon në divizionin e pestë të futbollit gjerman, shqiptari po gëzon një formë perfekte.
Në ndeshjen e sotme, përballë Neuhof në transfertë, Meha me shokë fituan 1-4. Lojtari nga Mitrovica shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 53-të.
Mjeshtri i goditjeve të dënimit nuk e ka humbur këtë ves dhe sot dhuroi emocione me një goditje spektakolare. Padyshim... fantastik!