Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 43-vjeçarit Gjergj Krygja, ditën e sotme në fshatin Sumë në Dukagjin.
Bëhet me dije se autorët kanë lëvizur me një mjet tip “Foristradë”, në afërsi të banesës së 43-vjeçarit. Gjergj Krygja, babi i tre fëmijëve, ka marrë 4 plagë si pasojë e atenatit me armë zjarri, i cili i mori jetën në prag të shtëpisë.
Krygja mësohet të ketë qenë komisioner në zgjedhjet vebndore të 2015 në qendrën e votimit me numër 0092, si përfaqësues i Partisë Socialiste.
Ende nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.
Sipas informacioneve të para, Krygja kishte dalë të merrte prodhimet e dimrit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.