Në një kohë kur shteti pretendon se në Shqipëri nuk prodhohet e as tregtohet më kanabis, emisionet televizive denoncojnë gjithmonë e më shumë jo vetëm prodhimin, por edhe përpunimin e kanabisit. Në Top Story është publikuar mënyra se si prodhohet vaji i kanabisit në kushte shtëpie.
Personazhi X është një i ri, i cili ka nisur të merret me këtë punë që në moshë të vogël, për shkak të varfërisë që po kalonte familja e tij. Ai tregon gjithashtu se ky proces, pra prodhimi i vajit të kanabisit është një proces mjaft i thjeshtë, të cilin mund ta bëjë kushdo në shtëpi.
Personi në fjalë shpjegon lehtësisht procesin:
Personazhi X shton se ka rreth 7 vite që e bën këtë punë dhe se vajin e kanabisit e shpërndan në Shqipëri dhe në vende të tjera. Ai tregon se nuk punon me sasi të vogla, ndërsa shton se si punë e jashtëligjshme nuk është me çmim të ulët, por ka edhe rreziqet e saj.