I është dhënë lamtumira e fundit aktores së mirënjohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.
Homazhet në nder të aktores u zhvilluan ditën e djeshme në Bruksel, ku morën pjesë familjarë dhe shumë shqiptarë, miq të saj dhe të familjes.
Ceremonia e lamtumirës u zhvillua nga ora 11 deri në 12, ndërsa nga ora 12 deri në 1:30 është zhvilluar ceremonia në kishë. Më pas trupi i pajetë i aktores u dërgua në varreza, ku iu dha lamtumira e fundit.
Bërdëllima, e cila vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë, ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare në Belgjikë, ku jetonte me familjen e saj prej vitesh.
Ajo u bë e famshme për publikun në filmin "Vajza me kordele të kuqe" në rolin e zonjushës Gaitani.
Më poshtë janë edhe disa nga jeta e aktores Bërdëllima në Bruksel të sjella nga RTSH.
Aktorja njihet për rolet e saj në filmat:
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela Flutura në kabinën time (1988)… Keti Hetimi vazhdon (1988)… Liljana Shpresa… (1989)