Të gjithë e dinë se puna perfekte nuk ekziston.
A e keni menduar ndonjëherë sikur të krijoni një karrierë duke filmuar veten teksa hani të gjitha ushqimet tuaja të preferuara?
Pikërisht kjo është ajo që po bën vlogerja 22-vjeçare, Charna Rowley, e cila la punën e saj me kohë të plotë në administratë për të shpërndarë video në rrjetet sociale.
Charna synon të bëhet "ylli" i parë i "Mukbang" në Mbretërinë e Bashkuar, një trend në të cilin njerëzit filmojnë veten duke ngrënë ushqim, ndërsa ndërveprojnë me audiencën e tyre. Ajo duhe të hajë gjithçka që do t'i kërkojnë fansat në kanalin e saj të quajtur Charnation.
22-vjeçarja i provon këto sfida dy herë në javë, para se t'i ngarkojë në llogarinë e saj në platformën e videove, YouTube.
Ajo aktualisht ka mbi 40 mijë shikime në videot e saj dhe afërsisht 5 mijë abonime në rrjetet sociale.
Deri më tani, videoja e saj më e shikuar ka mbi 48 mijë shikime dhe tregon 22-vjeçaren që konsumon ushqim kinez me mbi 5,000 kalori.
Charna u shpreh:
Ajo ka shpenzuar më pak se 1 mijë paund për të siguruar ushqimin në sfidat e deritanishme, por shpreson të fitojë para nga hobi i saj.
Ndonëse disa njerëz i vunë në dukje peshën dhe i thanë të mos hante aq shumë, Charna tha se ka mësuar t'i injorojë ziliqarët e urrejtësit, dhe të vazhdojë para me hobin e saj, gjë që e ka bërë të ndihet me e sigurtë dhe besimplotë tek vetvetja.
YouTube, përveçse platforma më e madhe e videove në internet, është edhe një mundësi e artë për të bërë para për ata që kanë ide interesante dhe origjinale.
Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania