Pamje që të ther në shpirt/ Ja sa para duhet t’i paguajë qeverisë kjo shqiptare se kullot delet mes shiut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.11.2019, 15:19

Aktivisti i shoqërisë civile Adriatik Lapaj ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale foton e një gruaje. Pamja e kësaj gruaje të ‘’ther në shpirt’’.

E themi këtë, pasi ajo ështe duke kullotur delet e saj në mes të shiut dhe mbi supe ka hedhur një plasmas të bardhë. Lapaj shkruan se këtë foto e ka bërë në fushat e Delvinës buzë rrugës.

Krahas fotos që ai ka postuar ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale. Ai shkruan se nëna e mbuluar me plasmas përveç të gjitha vështirësive duhet t’i paguajë buxhetit të shtetit tonë 500 lekë të reja për çdo krer dele rudë për kullotën që përdor.

Postimi i plotë:

NËNA QË NUK I MËSOVA DOT EMRIN Aty në fushat e Delvinës buzë rrugës nën rrebeshin e shiut pashë një nënë që ruante delet rudë. Ishte mbuluar me një plasmas të bardhë që mu duk mbështjella më e çiltër, bukur mbretërore që kisha parë ndër viset tona. Në kokë mbante shaminë e bardhë të nënave tona. Sytë i kishte plot dashuri. Buzëqeshi tek i kërkuam ti bëjmë këtë fotografi. Te zëri dhe shikimi i saj gjeta aq shumë mirësi. Nëna përveç të gjitha vështirësive duhet ti paguaj buxhetit të shtetit tonë 500 lekë të reja për çdo krer dele rudë për kullotën që përdor. Gjithësesi nuk dua të ndalem te trishtimi, por te dinjiteti i punës së saj. Në fund i zgjatëm 1 kokërr mollë e ajo e mbylli me fjalën “Faleminderit bij e rruga e mbarë!’’Ika me pyetjen ndaj vetes: Kur nuk do i taksojmë deri në mundim njerëzit e munduar të këtij vendi ndërkohë që një pakic tallet me mundin e nënave tona?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit