Kampioni shqiptar i bodybuilding, Arbër Xhemali, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij.
Mbrëmjen e djeshme, Xhemali është shpallur nënkampion në Itali në peshën e tij në garën “Hercules Olympia”.
Përveçse është një kampion absolut në Shqipëri, tani suksesi i po tejkalon edhe kufijtë.
Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe në fundin e garës edhe gjesti me duar i shqiponjës dykrenare nga shqiptari, i cili iu ka treguar garuesve që ai vjen nga Shqipëria.
Ambicia e tij është akoma e madhe, që të marrë pjesën në “Bodybuilding Mister Universe” dhe të hyjë në 5 më të mirët e botës.