Informacion Paraprak
Sipas informacioneve të para nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Shkozet pasditen e sotme, mësohet se një prej të plagosurve është prokurori Arjan Ndoja.
Ndoja udhëtonte në automjetin tip “Benz” me targa 333 ZD me 3 persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur. "Benzi" është qëlluar në lëvizje nga një tjetër automjet.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se një prej të plagosurve ka ndërruar jetë, por nuk është saktësuar ende nga burime zyrtare.
Prokurori Ndoja ka qenë i caktuar në disa çështje të bujshme dhe i sulmuar më herët përmes deklaratave publike nga kryeministri Rama dhe Erion Braçe.