“Si u shkatërrua Bujqësia nga Rilindja, çfarë iu premtua 7 vite më parë fermerëve dhe blegtorëve”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.10.2019, 17:21

Bujqësia vijon të mbetet një nga sektorët më të pazhvilluar të ekonomisë shqiptare, pasi është lënë thuajse në harresë nga qeveria dhe shumë pak, për të mos thënë aspak investime janë bërë.

Jo më larg se dje fermerët e Myzeqesë zhvilluan një protestë ku kërkuan nga qeveria realizimin e 5 kërkesave të tyre, përfshi subvencinimin ndaj tyre. Kjo pasi produktet e fermerëve dhe blegtorëve kanë mbetur stok dhe ata janë të detyruar t'i hedhin nëpër kanale.

Pamjet janë vërtetë të trishta, pasi gjithë mundi dhe sakrificat që ata kanë bërë duke punuar, po iu shkojnë dëm. Bujqësia prej muajsh ka arritur pikën kritike në vendin tonë.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ai postoi një video të realizuar 7 vite më parë nga Partia Socialiste në faqen e tij në "Facebook", ku përshkruhej gjendja e Bujqësisë.

Sipas Dukës, "Rilindja" asokohe premtoi se do të bënte ndryshime të rëndësishme në këtë sektor, por kur jemi shtatë vite më vonë, asgjë s'ka ndryshuar, madje fermerët janë në prag të falimentimit.

Ish-deputeti thekson se Bujqësia ndodhet në kolaps, e paorientuar, pa subvenciane dhe pa një program afatgjatë për zhvillim rural.

Postimi i plotë:

7 vite më parë, me këtë mesazh zgjedhor, Rilindja përshkruante gjendjen e bujqësisë dhe premtonte ndryshim. 7 vite më vonë, falë qeverisjes së Rilindjes, fermerë dhe blegtorë janë në prag të falimentimit. Për Maksutin, uji për vaditje mungon, ndërsa çështja e pronësisë së tokës nuk është mbyllur ende. Ulja e TVSH-së për imputet bujqësore u shoqërua me kundërmasën vrastare të uljes së rimbursimit të TVSH-së nga 20 në 6 %. Nafta u shtrenjtësua edhe më shumë, ndërkohë karburanti me të cilin furnizohet traktori i Maksutit ka të njëjtin çmim me të cilën furnizohet një veturë në Tiranë, apo është dy herë më i shtrenjtë se ai me të cilin furnizohet një jaht në Sarandë. 7 vite më vonë, pa orientim, pa subvencione, pa një program afatgjatë për zhvillimin rural dhe me bujqësinë në kolaps, Maksuti me siguri nuk ndodhet më në fshatin e tij. Pasi ose ka falimentuar, ose është larguar nga Shqipëria, të vetmet opsione që i ka dhënë atij partia që mbështeti 7 vite më parë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit