Kjo bukuroshe e fjetur ka një problem shëndetësor të ‘shëmtuar’.
Vajza 17-vjeçare nga Kolumbia është diagnostikuar me një sëmundje që e detyron të rrijë e pandërgjegjshme për javë të tëra.
Sharik Tovar vuan nga sindroma Kleine-Levin, një sëmundje e rrallë neurologjike që shkencëtarët ende nuk dinë ta shpjegojnë dhe kuptojnë qartë.
Ajo që dihet është se pacientët që e kanë mund të flenë për periudha të gjata dhe të përjetojnë humbje të herëpashershme memorieje.
Periudha më e gjatë që Sharik e ka kaluar në gjumë ka qenë 70 ditë rresht dhe kur u zgjua kishte harruar përkohësisht fytyrën e së ëmës.
Adoleshentja i shfaqi për herë të parë shenja të sëmundjes kur ishte vetëm dy vjeç. Gjatë ditëve që ajo i kalon në gjumë, nëna e saj i kalon ushqim të lëngshëm herë pas herë në mënyrë që të qëndrojë e shëndetshme.
Gjatë kohës që janë zgjuar, të sëmurët me këtë sindromë janë kryesisht në shëndet të mirë. Kjo sëmundje prek 1-5 njerëz në 1 milionë ndërsa deri më tani në regjistrat mjekësorë janë raportuar vetëm 500 raste.
Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania