Një studente e guximshme 25-vjeçare ka transmetuar dirket operacionin në kokë ndërsa ajo vetë ishte e zgjuar në sallën e operimit.
Jenna Schardt ishte e shëndetshme, por papritur kaloi diçka të ngjashme me hemorragjinë në tru. Por në fakt ajo po kalonte një krizë të shkaktuar nga disa enë gjaku të keq-formuara në trurin e saj.
Pas kontrolleve, mjekët gjetën një masë beninje në trurin e saj dhe u përpoqën që ta neutralizonin me medikamente, por kjo metodë nuk po funksiononte.
Kështu, që Jenna të ishte e aftë që të vazhdonte studimet, mjekët vendosën që të ndërhynin në tru dhe të pastronin pjesën dëmtuar.
Por, duke qenë se enët e gjakut ndodheshin në zonën përgjegjëse për foljen, ata rekomanduan se vajza duhej të ishte zgjuar gjatë operacionit.
Jenna, jo vetëm që ra dakord, por kërkoi që operacioni i saj të ishte i hapur dhe të gjithë të kishin mundësi ta shinin se çfarë po bëhej ‘live’.
Kështu, mjekët e transmetuan drejtpërsëdrejti procedurën që përfundoi me sukses ndërsa njerëz nga e gjithë bota patën mundësinë që ta shihnin.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania