Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ka mashtruar me formularin e Dekriminalizimit dhe ky është tashmë një fakt i pakundërshtueshëm.
Dje, PD publikoi shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila thoshte se shenjat e gishtërinjve të Kajmakut përputhen me shenjat e gishtërinjve të Jorgo Totos (emri që mbante Kajmaku në Greqi).
Vetë Kajmaku në një letër dërguar Arta Markut thoshte se ka marrë pafajësinë nga shtetin grek. Në këtë dokument të Prokurorisë së Përgjithshme shihet qartë se më 13 shtator 2019 Kajmaku ka marrë pafajësinë dhe është revokuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij.
Pra, në Maj 2019, kur Edi Rama kandidoi Agim Kajmakun si kandidat për Bashkinë e Vorës ai ka qenë person në kërkim ndërkombëtar. Vetë z. Kajmaku nuk e ka shkruar këtë në formularin e Dekriminalizimit, që është detyrim ligjor.
Ndërkohë shkresa e prokurorisë ka shkuar edhe në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Brenda 10 ditëve do të mblidhet KQZ për të vendosur për mandatin e Kajmakut.