Dokumenti/ Si i “ringjalli” Fatmira Hajdari dy të vdekurit, për t’i dhënë Linda Ramës tokën e tyre në Surrel

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.10.2019, 23:18

Në media është publikuar një dokument që provon se gjyqtarja Fatmira Hajdari, nëna e deputetes së opozitës parlamentare, ka favorizuar familjen e bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, duke i dhënë një tokë, e cila ishte në pronësi të dy personave që kishin ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për tokën në Surrrel të Tiranës, ku kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, kanë ndërtuar sarajet personale, ku sipas ekspertëve vetëm kostoja reale e ndërtimit kap shifrën e 400 mijë eurove.

Afera është denoncuar nga gazetari opozitar, B. Çollaku, sipas të cilit kjo sipërfaqe toke është përfituar nga familja e Linda Ramës, pas një vendimi abuziv dhe me falsistete të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ky vendim është dhënë në kohën kur Rama ishte futur në muajin e katërt, të mandatit të dytë të pushtetit.

Sipas asaj që shkruan "Pamfleti", mamaja e Rudinës, që “urren” drejtësinë e vjetër dhe po “lufton” për drejtësinë e re/ Këpucarja nga Librazhdi, u bë gjyqtare, duke kaluar nga klasa e 8-të e 1 vit kurs profesional në ish-Shkollën Komunale të ustallarëve, pasi përdori deftesë false të shkollës së mesme, me notë mesatare 9.8; e nëpërmjet saj, skenaristi i ekzekutimit të burrit e katapultoi në Fakultetin Juridik, për ta emëruar në postin Drejtore e Licensave të Noterëve në Ministrinë e Drejtësisë dhe gjyqtare në Shkallën e Parë e në Apel.

Në seancën gjyqësore fundore, të marrjes së Vendimit nr 2726, datë 28.12.2017; palën kundërshtare, konkretisht Fadil Toptani e Xhemile Toptani; të paditur nga Sulejman Basha, babai i Linda Bashës dhe vjehrri i kryeministrit Edi Rama; trupa gjykuese e Apelit, i ka quajtur “Palë në mungesë, nuk kanë pranuar të paraqiten në seancë”, kur realisht, ata kanë qenë të vdekur 3 e 7 vite, para zhvillimit të procesit gjyqësor.

Në denoncim faktohet, se babai i bashkëshortes së kryeministrit, kishte humbur gjyqin (tokën) në Gjykatën e Shkallës së Parë; por pas ligjit për nisjen e “Veting”-ut në drejtësi, në datën 28.12.2017, ai e fitoi tokën në Gjykatën e Apelit, ku nga treshja gjykuese; të vdekurit u paraqitën si të gjallë, që kishin refuzuar të merrnin pjesë në procesin gjyqësor dhe në seancën e marrjes së vendimit.

Mirëpo, as PD nuk e përmend fare si fakt skandaloz e në asnjë media opozitare, nuk po thuhet, se këtë “ri-ngjallje” të vdekurish dhe këtë vendim gjyqi në favor të familjes kryeministrore; e ka bërë Fatmira Hajdari, mamaja e deputete Rudinës, që “urren” drejtësinë e vjetër dhe po “lufton” për drejtësinë e re.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit