Elian Qama është një 19-vjeçar nga qyteti i Beratit, që ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.
I riu vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur, "chordome cervival", e cila është një formë shumë e rrallë e kancerit, që prek një në një milionë njerëz.
Kjo sëmundje agresive i ka bllokuar ezofagun dhe e pengon atë të ushqehet normalisht.
Një i afërm i Elianit ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve për 19-vjeçarin, i cili është detyruar të shtrohet në Belgjikë për kurim, pasi në Shqipëri nuk i është dhënë asnjë shpresë.
Sipas tij, ndërhyrja kirurgjikale që do t'i shpëtonte jetën Elianit kushton rreth 200-300 euro, të cilat familja e tij nuk mund t'i sigurojë dot.
Kushëriri i 19-vjeçarit shkruan se mjekët i kanë dhënë jo më shumë se 2 muaj jetë të riut, pasi çdo ditë i rritet masa tumoriale.
Mesazhi i plotë:
Edhe vetë 19-vjeçari i sëmurë ka bërë një thirrje për ndihmë, në faqen e një fondacioni francez "Leetchi", ku publikohen apele për ndihmë dhe grumbullohen fonde për njerëzit që kanë nevojë urgjentisht për ndihmë.
Ai tregon se një ndërhyrje kirurgjikale në Belgjikë, e shoqëruar me kimioterapi, do t'i shpëtonte jetën. Eliani thekson se tumori rrezikon t'i marrë jetën, duke i bllokuar frymëmarrjen.
Apeli i 19-vjeçarit:
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar 19-vjeçarin:
Numri i llogarisë: BE79 1030 6386 1333
Për derdhjen e parave nga jashtë shtetit, duhet edhe ky kod: BIC NICABEBB